Rezultatet e një studimi të kohëve të fundit i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë zbuluan një lidhje të fortë midis psoriazës dhe diabetit.
Pacientët me psoriasis duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun në rritje të zhvillimit të diabetit, në mënyrë që ata të kontrollojnë rregullisht shëndetin e tyre dhe të marrin trajtimin e nevojshëm në kohë”, rekomandojnë mjekët.
Megjithëse shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar se si këto dy sëmundje lidhen, ata besojnë se rrugët e ndryshuara të imunitetit mund t’i bëj të ndjeshëm pacientët me psoriazë ndaj diabetit.
Psoriaza është një problem i madh shëndetësor, që prek rreth 125 milionë njerëz në mbarë botën.
Trajtimi mund të jetë afatgjatë dhe i pasuar nga efektet anësore, ndërsa vetë sëmundja mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor të pacientit dhe në jetën e tij private dhe profesionale. Studimet e deri tanishme kanë treguar se pacientët me psoriazë janë të prirur ndaj sulmit në tru dhe në zemër. Hulumtimi është botuar në revistën “Archives of Dermatology”.