Pesë gjërat që e mbajnë trurin të ri edhe në pleqëri

Mendja e mprehtë mund të përforcohet edhe më shumë përmes stërvitjes fizike, sidomos me vallëzim, theksojnë ekspertët.

Gjetë plakjes, tek njerëzve intensifikohet procesi i ashtuquajtur rënia kognitive. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet të jetë kështu.

Luajtja e lojërave me shoqërinë është një nga pesë mënyrat më të mira që truri të qëndrojë në formë të mirë, pretendojnë ekspertët gjermanë në revistën Psychologie Heute.

Mendja e mprehtë mund të përforcohet edhe më shumë përmes stërvitjes fizike, sidomos me vallëzim, theksojnë ekspertët.

Ndoshta dikush nuk e pëlqen yoga-n, por i famshmi pozicion “Përshëndetje diell” dhe një sërë pozicionesh të tjera të jogës, janë mënyrat më të mira për ta mbajtur trurin vital.

E rëndësishme është që të jeni në mënyrë aktive të shoqëruar, prandaj këshillohet të bëni biseda të ndryshme të cilat nuk ju lodhin me kafe me miqtë.

Veçanërisht e rëndësishme është përdorimi i kompjuterave. Megjithëse shumë persona të moshuar besojnë se është diçka e komplikuar, refuzimi i teknologjisë, kjo sfidë mendore është pikërisht ajo që e rekomandojnë mjekët.