Një nga grackat më të mëdha të stresit është se ai ushqehet vetvetiu. Ju siguron se nuk mund të gjeni pak kohë për veten. Ja se si të filloni luftën kundër stresit, madje edhe kur nuk keni kohë.
Gjeni mantrën tuaj
Mbani mend tre deri në pesë thënie të cilat do t’ju kthejnë në jetë kur gjërat të shkojnë keq. Për shembull, “Unë mund ta bëj” ose “Ajo që nuk mund të më shkatërrojë, do të më forcojë”, ose imagjinoni ndonjë pamje të bukur e cila do t’ju shërbejë si strehë gjatë momenteve stresuese: pamje nga vendi më i bukur në plazh, rrugë në pyll në të cilën shpesh ecin ose diçka tjetër, gjë që është veçanërisht e këndshme për ju.
Jini mirënjohës
Është e vështirë të jesh mirënjohës nëse je nën stres. Ndani pesë minuta në ditë për të falënderuar të gjitha dhuratat e jetës. Së pari merrni frymë dhe nxjerrni frymën.
Merrni drejtimin e duhur
Bëni listën e ngjarjeve të cilat ju bëjnë të lumtur dhe të atyre që ju marrin energjinë gjatë ditës. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të kuptoni se cilën rrugë duhet të vazhdoni.
Filloni me gjëra të vogla
Mos u ngarkoni me ndryshime të mëdha, filloni me gjëra të vogla. Për shembull, ndryshoni atë që hani për mëngjes dhe ky mund të jetë hapi i parë në rrugën që do t’ju çojë në jetën që ju dëshiron.
Përcaktoni qëllimet tuaja
Një proverb kineze thotë: Nëse keni ndonjë problem të cilin nuk mund të zgjidhni, atëherë ai ndoshta nuk është problemi juaj. Nëse jeni përpjekur për një kohë të gjatë ndaj diçkaje, por jeta u funksionon mirë edhe pa atë, atëher pyesni veten nëse ky shqetësim është i nevojshëm për ju.