Pesë mënyrat se si të ndaloni rënien e flokëve

Megjithëse, lufta me rënien e flokëve mund të jetë shumë stresuese, përsëri ka shpresa.

Vëreni gjithnjë e më shumë flokë në krehërin tuaj?

Megjithëse, lufta me rënien e flokëve mund të jetë shumë stresuese, përsëri ka shpresa. Hulumtimet tregojnë se ju mund të rrisni dendësinë e flokëve, me disa ndryshime të thjeshta te të ushqyerit, të cilat e ndihmojnë flokut që të rritet.

Salmon – Flokët dhe thonjtë në fakt janë fibra proteinike, që do të thotë se ju duhet të konsumoni proteina të mjaftueshme për të rritur flokët e reja, ndërsa ato ekzistueset t’i bëni më të forta. Proteina gjithashtu janë të nevojshme për prodhimin e keratinit, i cili është komponent kyç i flokëve. Zgjedhje e mirë janë proteinat “detare”, si salmoni, i cili përmirëson shëndetin e flokëve falë acideve yndyrore omega-3 dhe sasisë së madhe të vitaminave.

Mjalti

Kur përdoret si trajtim, mjalti mund të përmirësojë pamjen e flokëve të hollë. Megjithatë, hulumtimet gjithashtu tregojnë se mjalti mund të zvogëlojë rënien e flokëve tek personat me dermatitis seborrheic.

Fruta të thata dhe fara – Hulumtimi i cili premton ndalimin e rënies së flokëve tek gratë, u botua vitin e kaluar në “Journal of Cosmetic Dermatology”. Pjesëmarrësit në studim, për gjashtë muaj me rradhë shtojca që përmbajnë acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 dhe antioksidantë. Në fund të sondazhit, pothuajse 90% e pjesëmarrësve raportuan reduktimin e rënies së flokëve. Këto efekte mund të arrihen me konsumimin e frutave të thatë dhe farërave të tilla si liri, dhe vaj luledielli dhe susami.

Spinaqi – Gratë që kanë probleme me rënien e flokëve zakonisht nuk kanë hekur dhe vitaminë D2 të mjaftueshme në organizmin e tyre. Prandaj, spinaqi është zgjedhje e shkëlqyer, pasiqë është i pasur me hekur dhe përmban sasi të mëdha të vitaminës C, e cila ndihmon në absorbimin e hekurit.

Vaji – vaji i farave të kungullit dhe rozmarinës, si dhe vaji i kokosit, mund të kenë efekte shumë të dobishme mbi skalpin dhe të përshpejtojnë rritjen e flokëve. Por vajrat mund t’ju ndihmojnë edhe kur nuk janë pjesë e ushqimit tuaj. Për shembull, përdorimi i vajit të kokosit para dhe pas larjes së flokëve, i mbron flokët tuaj nga rënia, ndërsa vaji i rozmarinës e përshpejton rritjen e flokëve.