Nëse e keni zakon që të peshoheni çdo mëngjes, në mëngjes pasi jeni zgjuar, por edhe në mbrëmje para se të fleni, me siguri keni vërejtur se pesha juaj është e ndryshme.
Kjo gjë ndodh për shkak se, pesha e trupit gjatë gjithë ditës varion deri në 2.5 kilogram varësisht nga ushqimi dhe lëngjet e futura në organizëm, por edhe nga ata që janë larguar nëpërmjet djersës, por edhe nga shkuarja në tualet.
E rëndësishme është të dini se përmbajtja e peshës trupore tek femra përbëhet nga 52 deri në 55% ujë, ndërsa tek meshkujt kjo përqindje është 60.
Në mënyrë që të ruhet ekuilibri i lëngjeve në trup, e nevojshme është që gratë të pijnë çdo ditë nga nëntë gota ujë, ndërsa burrat nga 13 gota ujë. Ndryshimi i peshës trupore është një gjë normale dhe kjo nuk duhet t’ju shqetësoj.