Një studim i kohëve të fundit i zhvilluar nga një grup shkencëtarësh nga Kina tregoi se, njerëzit që konsumojnë shumë peshk kanë më pak gjasa që të vuajnë nga depresioni.
Hulumtuesit vlerësuan se acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek peshqit, mund të ndryshojnë strukturën e membranave të trurit. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë veprimtarinë e neurotransmetuesve (ndërmjetësve kimik) – dopaminës dhe serotoninës që mendohet të kenë ndikim mbi depresionin.
Shkencëtarët kinezë kanë deklaruar se, meshkujt ushqimi e të cilëve është i pasur me peshk, e zvogëlon rrezikun e depresionit me 20%, ndërsa tek femrat ky rrezik ulet për 16%.
Proteinat, vitaminat dhe mineralet e cilësisë së lartë që gjenden tek peshk gjithashtu mund të ndihmojnë në asgjësimin e sëmundjes. Të ngrënit peshk siguron mbështetje të madhe ushqyese për të gjithë organizmin. Rreziku i shfaqjes së depresionit parandalohet përmes të ushqyerit, e cila konsiderohet se luan rol kyç. Sëmundja mund të parandalohet me konsumimin e rregullt të frutave, perimeve, peshkut dhe drithërave me kokërr të plotë.
Depresioni ndikon mbi 350 000 milion njerëz në mbarë botën dhe pritet që deri në vitin 2020 të bëhet shkaku i dytë kryesor i shëndetit të keq, tregojnë dokumentet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.