Çdo person ka ndonjë periudhë të jetës gjatë së cilë ka probleme me gjumin. Gjumi jo i mjaftueshëm e pengon ritmin ditor dhe ndikon mbi shëndetin e përgjithshëm. Mungesa e gjumit mund të çojë në depresion, probleme me oreksin, aritmi, çrregullime të traktit digjestiv…
Nëse nuk doni që të përdorni ilaçe, ekziston një zgjidhje natyrale për pagjumësinë. Për këtë pije nevojiten vetëm tre artikuj: një litër ujë, një banane dhe gjysëm luge çaji me kanellë.
Përgatitet në një mënyrë mjaftë të lehtë dhe të thjeshtë: Në ujin e zier shtoni bananen e qëruar dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Pastaj hiqni bananen dhe shtoni kanellën. Përzijeni mirë dhe konsumojeni në këtë mënyrë: pini një gotë nga kjo pije një orë përpara se të flini gjumë. Brenda gjysëm ore do të vëreni se ju flihet, ndërsa për një ore do të jeni në gjumë të thellë.