Pika e lumturisë në trupin e njeriut – Me një lëvizje, largoni energjinë negative

Kjo gjëndër e rruan energjinë e trupit tonë, kështu që kur ekziston ndonjë çekuilibrim në sistemin tonë energjetik, pikërisht kjo gjëndër mund të ndihmojë.

Në trupin e njeriut ekziston një organ për të cilin flitet pak, por pa dyshim mund të konsiderohet si pika e lumturisë. Ajo çka është më interesante, është se nuk duhet të kërkoni shumë gjatë për të gjetur atë, pasiqë bëhet fjalë për gjëndrën e kraharorit – timusin. Ajo është e vendosur në pjesën e sipërme të kafazit të kraharorit, kështu që nëse doni që ta gjeni atë, duhet të vendosni vetëm dy gishta të bashkangjitur në pjesën e poshtme të përparme të qafës, pak mbi eshtrat e kraharorit. Ky është vendi ku trupi juaj është më i afërt me timusin. Timusi emërohet si pika e lumturisë, pasiqë kjo gjëndër ndihmon neutralizimin e energjisë negative, forcon imunitetin dhe përmirëson shëndetin.

Si ta aktivizoni këtë pikë?

Goditni lehtë, përkëdhelni ose masazhoni këtë pikë, dhe në mënyrë shumë efektive do të ndihmoni në rritjen e vibrimeve të energjisë në një nivel më të lartë. Kjo gjëndër e rruan energjinë e trupit tonë, kështu që kur ekziston ndonjë çekuilibrim në sistemin tonë energjetik, pikërisht kjo gjëndër mund të ndihmojë. Në një farë mënyre është një lloj ure lidhëse midis trurit dhe trupit. Nën ndikimin e stresit kjo gjëndër zvogëlohet, pikërisht kjo gjë e zvogëlon energjinë e jetës.

Gjëndrën e kraharorit mund ta stimuloni edhe me anë të grushtit, por goditni lehtë në kraharor. Ju gjithashtu mund të prekni me gishtat ose të masazhoni. Bëjeni këtë për rreth 20-30 sekonda dhe merrni frymë thellë. Që të arrini efekt edhe më të madh, në ato momente mund të shqiptoni ndonjë afirmim pozitiv.

Kur të aktivizohet pika juaj e lumturisë, menjëherë do të ndjeni një tërqethje nëpër të gjithë trupin, e cila do t’ju sjellë ndjenjën e  gëzimit dhe lumturisë. Ndoshta herët e para nuk do të ndjeni gjë, por nëse këtë ushtrim  e përsëritni çdo ditë, atëherë shpejt do të përjetoni efikasitetin e saj.