Pikëllimi rrit produktivitetin

Bëhet fjalë për ekstravert, të cilët gjendja shpirtërore jo e mirë i bën që të jenë më produktiv, më të fokusuar, ta organizojnë kohën më me zgjuarsi dhe t'ju caktojnë prioritet detyrave

Kur jemi të pikëlluar, zakonisht duam të flemë, të shtrihemi në shtrat, të lexojmë një libër, ose të shikojmë filma të trishtuar. Por disa njerëz atëherë arrijnë rezultate të rëndësishme të biznesit, tregoi studimi i zhvilluar në Universitetin Waterloo.

Bëhet fjalë për ekstravert, të cilët gjendja shpirtërore jo e mirë i bën që të jenë më produktiv, më të fokusuar, ta organizojnë kohën më me zgjuarsi dhe t’ju caktojnë prioritet detyrave. Nga ana tjetër, introvertët më së miri është të mos bëjnë asgjë kur nuk janë në gjendje të mirë shpirtërore.

Shkencëtarët analizuan 95 të anketuar, të cilët luftonin me stresin. Ata u ndanë në dy grupe, ekstroverte, të cilat kanë reagime të shpejta dhe intensive dhe introverte që janë më të ngadalshëm dhe më të qetë. Ekstroverte kaluan më mirë në testet e produktivitetit, kur ata nuk ishin në humor të mirë, ndërsa introvertet, humori jo i mirë edhe më shumë e ndërpreu kryerjen e detyrave.

Nuk mund të thuhet sigurt se pse kjo gjë është kështu, por shkencëtarët spekulojnë se ekstrovertët janë mësuar më shumë me emocionet negative, kështu që nuk i pengojnë ata në kryerjen e detyrave të përditshme.