Pothuajse çdo grua ëndërron për një trup të përkryer, pa ato dy-tre kilogramët nga të cilat asesi nuk mund të shpëtoni. E vetmja recetë e vërtetë është të ushqyerit e shëndetshme i kombinuar me aktivitetin fizik. Por ekziston edhe një pije e fuqishme e cila do t’ju ndihmojë në kohët më kritike dhe do t’ju shpëtoj nga kilogramet që ju janë ngjitur në ije dhe stomak. Pihet çdo natë një orë përpara se të fleni gjumë, në një periudhë prej dy javësh. Nëse dëshironi që ta vazhdoni, bëni një pauzë prej së paku tre ditëve dhe pastaj mund ta përsëritni procesin.
Përbërësit e nevojshëm:
- Dy lugë gjelle majdanoz i freskët i copëtuar;
- Një filxhan ujë;
- Pak kanellë;
- Një lugë çaji uthull molle;
- Një lugë çaji mjaltë;
- Një lugë çaji xhenxhefil pluhur;
- Lëngun e një limoni.
Përgatitja:
Vendosni ujin që të vlojë, shtoni majdanozin dhe lëreni që të ftohet. Lëngun kullojeni dhe shtoni përbërësit e tjerë.