Uji duhet të pihet edhe kur nuk kemi etje, sepse kur të ndjejmë etje, atëherë ajo do të thotë se tashmë kemi dehidruar. Gjithashtu edhe një arsye tjetër do t’ju inkurajojë që të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës.
Ndoshta tingëllon kontradiktore, por konsumimi i ujit në sasi të vogla mund të shkaktojë mbajtjen e ujit në trup dhe fryrje, çka mund të çoj në një shifër më të madh kur peshoheni.
Pra, nëse doni të hiqni qafe stomakun, sigurisht që një ndihmë e madhe për ju do të ishte edhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit. Domethënë, kur nuk pimë mjaftueshëm ujë, trupi ruan sa më shumë ujë që të jetë e mundur për të parandaluar dehidrimin. Kur pini mjaftueshëm ujë, lëngjet e tepërta nxirren nga trupi së bashku me një sasi të caktuar toksinash dhe substancash tjera të cilat mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.