Gjasat që të rriturit jo-duahnpirës të vdesin si pasojë e sëmundjeve të rënda të mushkërive janë të mëdha nëse ato rriten nga prindër që janë duhanpirës, tregoi studimi i kohëve të fundit i Shoqatës Amerikane kundër kancerit. Sipas hulumtimit, pirja pasive e duhanit në fëmijëri “rezulton me vdekjen e shtatë nga 100,000 jo-duhanpirës të rritur në vit”.
Studimi u zhvillua me 70 090 të rritur jo-duhanpirës. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët nga pasojat e këqija të tymit, sigurisht është që prindërit të ndalojnë me pirjen e duhanit. Kur të anketuarit e hulumtimit gjatë rritjes jetonin me vetëm një duhanpirës, kishin edhe pasoja të tjera shëndetësore, tregoi studimi amerikan.
Të anketuarit iu përgjigjën një pyetësori mbi ekspozimin ndaj tymit të duhanit që nga periudha më e hershme, pastaj shëndeti i tyre u monitorua për 22 vitet e ardhshme.
Ekspozimi ndaj tymit të duhanit mbi 10 ose më shumë orë në javë, rrit rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës me 27%, goditjes në tru me 23%, si dhe nga sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD) me 42% në krahasim me personat jetonin me jo-duhanpirës.
Rezultatet e studimit u publikuan me revistën American Journal of Preventive Medicine.