Gjumi na ndihmon që të pushojmë dhe relaksohemi, por pse ndodh që të zgjohemi me dhimbje dhe tension në shpinë? Arsyeja për këtë problem mund të jetë pozicioni joadekuat i të fjeturit.
Nëse herë pas here vuani nga dhimbjet e shpinës, është shumë e rëndësishme që të gjeni pozicionin e të fjeturit që nuk do t’ju përkeqësojë problemet ekzistuese. Kurrizi duhet të jetë në një pozicion neutral dhe kjo gjë më lehtë arrihet duke fjetur në krah ose në shpinë. Në këtë rast është gjithashtu e rëndësishme, të vendosni një jastëk nën gjunjë nëse fleni në shpinë ose në mes gjunjëve nëse fleni në krah. Kushtojini rëndësi edhe zgjedhjes së jastëkut – jastëku në të cilini fleni duhet të sigurojë mbështetje adekuate për kokën dhe qafën.
Nga ana tjetër, pozicioni më i keq i mundshëm i të fjeturit nëse keni dhimbje shpine është të fjeturit në bark. Atëherë koka kthehet anësh (njërën ose tjetrën), dhe me këtë gjë në mënyrë të konsiderueshme rëndohet pjesa e qafës.