Mjeku i rremë në një fshat indian i shëronte njerëzit nga gripi, kolli dhe diarrea, e në fakt i infektoi me HIV të paktë 21 veta duke përdorur gjilpërat dhe shiringat e infektuara. Policia po kërkon Rajendra Yadav, i cili iku në qytet në shtetin verior indian Uttar Pradesh, theksoi një zyrtar shtetëror. Banorët e fshatit thonë se Yadav shumë rrallë i ndryshonte gjilpërat, të cilat sipas zyrtarëve të shtetit, çuan në infeksionin me HIV.
Në shëndetësinë e Indisë, ka mungesë të një numri të madh mjekësh dhe institucionesh shëndetësore, për shkak të së cilës miliona njerëz janë të detyruar të kërkojnë ndihmë nga mjekët e rrem, tek të cilët trajtimi është shumë i lirë. Deri në vitin 2017, në Indi janë regjistruar 2.1 milionë pacientë me SIDA.