Shumica e njerëzve pa problem do të fillojnë të largojnë kilogramët e tepërt, duke rritur marrjen e proteinave, pasi që trupit i nevojitet më shumë kohë për t’i zbërthyer, për t’i tretur dhe për t’i përdorur proteinat, për këtë arsye, trupi harxhon më shumë kalori.
Periudha e gjatë e tretjes së një ushqimi të caktuar, do të thotë ndjenjë e gjatë e ngopjes. Mirëpo, kjo nuk mund të arrihet me karbohidrate dhe yndyrna të thjeshta. Ata do t’ju ngopin për një kohë të shkurtër, ndërsa ju përsëri do të ndjeni uri në një kohë shumë të shkurtër.
Një studim ka treguar se futja e proteinave janë kyçe në përshpejtimin e metabolizmit. Mënyra se si funksionon metabolizmi juaj, përcakton se sa kilogram do të humbni dhe nëse do të ruani vijën trupore.
Proteinat janë të rëndësishme për krijimin e masës muskulore. Sa më shumë masë muskulore keni, aq më shumë kalori do të harxhoj trupi juaj. Nëse vërtet dëshironi që të humbni peshë, sigurisht që do të duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë konsumit të proteinave në menun ditore.