
Disa kapsula janë të kuqe-të kaltërta, disa të bardha-jeshile, por thuajse gjithmonë vijnë në dy ngjyra. A e dini pse?
Ka disa përgjigje për këtë pyetje.
E para është se duke krijuar kombinim të dallueshëm me ngjyra, kompania farmaceutike dëshiron që të zvogëlojë gjasat që konsumatorët ti ngatërojnë barnat e ngjajshme.
Përveç kësaj, është demonstruar se kapsulat shumëngjyrëshe fëmijëve u duken më tërheqëse, sesa ato që janë të tejdukshme ose të bardha.
Së treti, pjesa e poshtme e kapsulës gjithmonë shërben si një “rezervuar” për ilaçin, ndërsa pjesa tjetër më e gjërë ka rolin e kapakut. Për të siguruar efikasitet më të madh në prodhimin e kapsulave, në fakt që të mos ngatërohen dy pjesët plastike, përdoren dy ngjyra të ndryshme.