Analiza e të dhënave të Agjencionit amerikan të ushqimit dhe barnave tregoi se nga viti 2007 deri në vitin 2016, substanca të paaprovuara dhe të paverifikuara ishin të pranishme në 746 shtesa dietike, të cilat zakonisht përdoren për të përmirësuar funksionin seksual, për të zvogëluar peshën e tepërt dhe për të rritur masën e muskujve. Të dhënat e analizuara përfshinin datën, emrin e produktit, fabrikën, përbërësit e fshehur, kategorinë e produktit dhe burimin e arsyeve për secilin produkt.
Substancat më të zakonshme kontestuese të identifikuara ishin sildenafili për përmirësimin e funksionit seksual, sibutramina për zvogëlimin e peshës trupore dhe steroidët për rritjen e masën e muskulore. Rreth një e pesta e produkteve (157) përmbante më shumë se një nga substancat kontestuese, por tek dy produkte u identifikuan gjashtë përbërës kontestues.
Substancat kontestuese mund të shkaktojnë efekte të dëmshme mbi shëndetin për shkak të përdorimit të tyre të tepërt ose ndërveprimit me ilaçe të tjera, gjendje shëndetësore ose përbërës të tjerë në shtesat dietike.