Njerëzit që i përmbahen këtyre pesë zakoneve të shëndetshme, mund të zgjasin jetëgjatësinë e tyre për 10 vjet të tjera, pretendon një studimi i ri i Universitetit të Harvardit.
Shkencëtarët e Harvardit kanë bërë kërkime mbi më shumë se 123 000 të anketuar, për të verifikuar se cilat nga zakonet e shëndetshme zgjasin jetëgjatësinë.
Gjatë anketimit, hulumtuesit u përpoqën që të përcaktojnë se sa do të zgjatet jetëgjatësia e parashikuar, nëse të anketuarit i përmbahen ushqimit të shëndetshëm, i kushtoj vëmendje peshës së tyre trupore, stërviten rregullisht dhe nuk pinë as duhan as pije alkoolike.
Kur shkencëtarët llogarisnin jetëgjatësinë e parashikuar, vërejtën efekte të mëdha nga respektimi i zakoneve të shëndetshme. Krahasuar me njerëzit të cilët nuk u përmbahen këtyre zakoneve të shëndetshme, të anketuarit zbuluan rritje të madhe të jetëgjatësisë së parashikuar. Burrat kishin jetëgjatësi të parashikuar prej 12 vjetësh, në krahasim me ata që nuk bëjnë një jetë të shëndetshme, ndërsa tek gratë parashikoheshin 14 vjet më shumë jetëgjatësi.
“Kur e filluam hulumtimin, pritej që njerëzit që bënin jetë më të shëndetshme do të kishin jetëgjatësi më të gjatë. Por nuk ishim të vetëdijshëm se rezultatet do të tregonin një ndryshim kaq të madh”, tha Mer Stampfer, një nga autorët e hulumtimit.
Pesë zakonet e shëndetshme të hulumtimit janë: mospirja e duhanit, mirëmbajtja e yndyrës trupore, stërvitje për të paktën 30 minuta në ditë, pirja e vetëm një gotë vere për gratë ose dy gota për meshkujt, si dhe konsumimi i frutave dhe perimeve në sasi të mëdha.
Burrat dhe gratë që i përmbahen këtyre zakoneve kanë një rrezik më të ulët ndaj sëmundjeve të zemrës për 82% dhe 65% më pak mundësi për të vdekur nga kanceri, krahasuar me ata që bëjnë një jetë jo të shëndetshme.