Rozmarina është barishte mjekësore dhe me aromë, e njohur për efektet e saj të shumta dhe të dobishme mbi shëndetin – përmirëson qarkullimin dhe largon lodhjen, stimulon tretjen, ndërsa vepron edhe si diuretik. Megjithatë, kohët e fundit është treguar se kjo barishte gjithashtu stimulon kujtesën, në përgjithësi aftësitë tona njohëse.
Gjegjësisht, në një studim në të cilin morën pjesë 80 veta, pjesëmarrësit pinë nga 250 ml ujë me ekstrakt të rozmarinës ose 250 ml ujë mineral jo i gazuar. Njëzet minuta pas konsumimit të pijeve, të anketuarit bënë teste në kompjuter, të cilat e vlersojnë aftësinë e tyre për të mësuar dhe për të shfrytëzuar informacione të reja.
Të anketuarit që konsumuan pijen me rozmarinë kishin përmirësuar aftësitë për të mbajtur mend dhe për përpunuar informacione për 15%, krahasuar me grupin i cili kishte pirë vetëm ujë. I njëjti ekip shkencëtarësh më parë kishte ardhur në përfundimin se aroma e rozmarisë çon në rritjen e aftësisë për t’u përqendruar.