Mjeku Anthony Levatino, gjinekolog, vendosi që me ndihmën e një animacioni t’i shpjegojë publikut se çfarë ndodh me nënën dhe fëmijën gjatë abortit. Përndryshe, vetë ai në karrierën e tij ka kryer 1 200 aborte deri më tani. Në video mjeku Levatino flet për ndërprerjen e shtatzënisë në tremujorin e dytë. Foshnja në javën e njëzetë është sa madhësia e pëllëmbës së dorës së një të rrituri.
“Shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë ndodh gjatë abortit, pretendojnë nga organizata e cila është kundër aborteve “Live Action”.
Një sondazh i kohëve të fundit zbuloi se madje 81% e amerikanëve janë pro kufizimit të abortit, përfshirë edhe kufizimin e procedurës ndaj shtatëzënive deri në tre muajt e parë. Anketa e cila përfshiu 1 700 amerikanë, ku 66% prej tyre e konsideronin veten si mbështetës të opcionit “abort”, theksuan se aborti duhet të lejohet në disa raste të caktuara: tremujori i parë, në raste përdhunimi, incesti ose për të shpëtuar jetën e nënës. Ose të mos lejohet asnjëherë.