“Vajzat, sidomos adoleshentet, më vështirë ia dalin mbanë me disa gjëra, sesa djemtë”, thekson profesoresha Yvonne Kelly, dhe shton se shumica e vajzave në moshën 14 vjeçare nuk janë të kënaqur me paraqitjen e tyre dhe vazhdimisht krahasohen me vajzat tjera nga rrjetet sociale, dhe e gjithë kjo shpie në depresion.
Anketa përfshiu 11,000 vajza të moshës 14 vjeçare, ndërsa u zbulua se ata përdorin rrjetet sociale shumë më tepër sesa djemtë dhe kështu tregojnë shenja më të mëdha të depresionit që lidhen me ndërveprimin e tyre me Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
“Lidhja midis depresionit dhe rrjeteve sociale është më e fortë tek vajzat sesa tek djemtë. Ata shpenzojnë më shumë kohë duke përdorur ato që rezultojnë në depresion”, tha Kelly.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se shumë adoleshentë janë viktima të dhunës së internetit, kështu që ata kanë më pak gjasa të flenë gjumë dhe tregojnë shenja të mëdha të depresionit. Shumë të rinj kanë treguar varësi ndaj ‘pëlqimeve’ dhe komenteve në internet, dhe pohojnë se kjo është e rëndësishme për lumturinë e tyre.
“Rrjetet sociale kanë të bëjnë me shëndetin tim. Jam diagnostifikuar me depresion dhe ankth. Gjëja më e trishtë është se njerëzit e pikëlluar ndajnë vetëm momentet e lumtura në llogaritë e tyre, duke mos e treguar anën tjetër të shëmtuar. Kur isha adoleshente kjo gjë kishte ndikimi të madh në jetën time, pasiqë mendoja se të gjithë ishin të lumtur dhe se diçka nuk është në rregull me mua”, rrëfeu përvojën e saj tetëmbëdhjetë vjeçarja Shannon McLaughlin, dhe shtoi se e shqetësonte fakt që vazhdimisht krahasohej me modelet dhe vajzat e dobëta të cilat ishin të lartësuara për shkak se ishin tërheqëse.
“Nganjëherë është e vështirë të kujtojmë rëndësinë e kontaktit të vërtetë me një person real, pasiqë vazhdimisht përpiqemi t’i emocionojmë të tjerët përmes ekraneve. Mendoj se është e rëndësishme që të rinjtë të përqëndrohen në botën rreth tyre, dhe jo në telefonat e tyre”, përfundoi Shannon.