Sezoni i gripit tani është mjaftë aktiv dhe të gjithë kërkojnë zgjidhje për të mos u sëmurë. Njerëzit madje bëhen e paranojakë, prandaj mjafton që vetëm të kollitet dikush dhe të gjithë të fillojnë ta shikojnë. Prandaj është e rëndësishme të dini se në çfarë distance duhet të mbani nga personi i sëmurë, për të qenë i sigurt.
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve ka një përgjigje për këtë:
Gjegjësisht, të gjithë që gjenden në një rreth prej 182 cm në lidhje me personin e prekur me grip, janë të rrezikuar që të preken nga kjo sëmundje.
“Ekspertët pohojnë se virusi i gripit transmetohet përmes pikave gjatë kohës që njerëzit teshtijnë ose kolliten. Këto pika mund të gjenden në fytyrën e personit i cili është në afërsi të të sëmurit, nga ku pastaj transferohen në gojë ose në hundë, pas së cilës vijnë edhe në mushkëri, paralajmëron Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
Rrallë herë sëmundja merret nga objektet të cilat paraprakisht janë përdorur nga personi i sëmurë, dhe pastaj nga personi i shëndoshë.
“Mund të jeni të prekur nga gripi deri në 48 orë, por nuk e dini se ku e keni marrë virusin. Në të njëjtën kohë, edhe jeni bartës i atij virusi. Kushdo që do t’ju takojë në një rreth prej 182 cm do të infektohet”, thotë profesori William Schaffner nga Universiteti Vanderbilt.
Ky është një lajm shumë i keq nëse jetoni në qytet me miliona njerëz ose nëse udhëtoni me transport publik. Është pothuajse e pamundur në kushte të tilla, të mbeteni imun ndaj gripit.