Hulumtimi i fundit arriti në disa gjetje interesante kur bëhet fjalë për plakjen midis burrave dhe grave. Përkatësisht, rezultatet treguan se gratë plaken më shpejt – plakja e tyre përshpejtohet për dy vjet, sa herë që ato lindin! Kjo do të thotë se sa më shumë fëmijë kanë, teorikisht, aq më e shkurtër do jetë jetëgjatësia e tyre.
Studimi i cili përfshiu më shumë se 3 200 gra të moshës 20 deri në 22 vjeçare, tregoi se lindja nuk ka efekt të mirë në nivelin qelizor.
Ndryshimet e qelizave gjatë shtatzanisë kanë të bëjnë me ndryshimet dhe përshtatjen e sistemit imunitar të nënës.
Nënat të cilat kanë disa fëmijë, mosha e qelizave është më e madhe për gjysmë viti deri në dy vjet sa herë që ato lindin, zbuluan hulumtuesit e “Northwestern University”, Illinois, SHBA.
Në këtë hulumtim, ata kërkuan dy marker të plakjes së qelizave: gjatësinë e telomereve dhe moshën epigjenetike, si dhe “treguesin e pavarur të vdekshmërisë”.
Udhëheqësi i hulumtimit Kaylen Ryan tha se “të dy shënuesit janë më të vjetër tek gratë që kanë pësuar më shumë shtatzani”.
Ekipi hulumtues informoi se ndryshimet qelizore gjatë shtatzanisë kishin ndikim në ndryshimet dhe përshtatjen e sistemit imunitar të nënës.
Rezultatet janë botuar në “Scientific Reports”, ndërsa hulumtuesit po punojnë edhe për një tjetër studim, për të treguar nëse plakja e përshpejtuar e qelizave ka të bëj me problemet e shëndetit të grave më vonë gjatë jetës.