Sa peshon zemra, truri dhe prostata e njeriut?

Lëkura është organi më i madh, me një peshë mesatare prej 9 071 gram. Sigurisht, kjo ndryshon në varësi të peshës dhe madhësisë së personit.

Me siguri e dini se lëkura është organi më i madh njerëzor, por a e dini se sa peshojnë organet tjera të trupit të njeriut? Më poshtë do të mund të kuptoni sa peshojnë organe të caktuar.

Lëkura

Lëkura është organi më i madh, me një peshë mesatare prej 9 071 gram. Sigurisht, kjo ndryshon në varësi të peshës dhe madhësisë së personit. Lëkura i mbron të gjitha organet tona të brendshme.

Mëlçia

Organi i dytë më i madh është mëlçia. Pesha mesatare është rreth 1 560 gram.

Truri

Truri është organi i tretë më i madh në trupin e njeriut. Pesha mesatare është 1 263 gram. Në trurin e njeriut ka rreth 100 miliardë qeliza, të cilat mundësojnë 100 trilionë lidhje nervore me qelizat nervore.

Mushkëritë

Mushkëritë janë organi i katërt më i madh në trupin e njeriut. Pesha mesatare e mushkërive është rreth 1 090 gram. Mushkëritë mund të mbajnë deri në pesë litra ajër.

Zemra

Zemra është organi i pestë më i madh, por është gjithashtu edhe më i rëndësishmi. Tek meshkujt, pesha mesatare e zemrës është rreth 315 gramë, ndërsa tek femrat është 265 gram.

Veshkat

Organi i gjashtë më i madh janë veshkat. Ne kemi dy veshka, ndërsa pesha mesatare e të dyjave është rreth 290 gram.

Shpretka

Ajo peshon rreth 179 gr dhe korrespondon me madhësinë e pëllëmbës së dorës së njeriut.

Pankreasi

Pankreasi mesatarisht peshon rreth 98 gramë dhe është një nga gjëndrat më të rëndësishme e cila prodhon insulinë.

Gjëndra tiroide

Pesha mesatare e gjëndrës tiroide është rreth 35 gram.

Prostata

Pesha mesatare e prostatës është 20 gram dhe gjendet nën fshikëzën.