
Një studim i Universitetit të Kalifornisë në San Francisko zbuloi se vetmia ka ndikim të madh tek njerëz në moshë. Studimi përfshiu 1 600 të rritur, mesatarja e të cilëve ishte mosha 71 vjeçare, nga ku rezultoi se, ata që ishin të vetmuar kishin një shkallë më të lartë të vdekshmërisë pavarësisht gjendjes shëndetësore dhe socio-ekonomike.
Nevoja për njerëzit që na gëzojnë dhe na vlerësojnë nuk zbehet kurrë. Të gjithë kemi nevojë për miqësi dhe përqafime të ngrohta.
Pothuajse 23% e njerëzve të vetmuar ndruan jetë brenda gjashtë viteve pas hulumtimit, krahasuar me 14% të atyre që kishin shoqëri ose partner me të cilët janë shoqëruar çdo ditë.

“Nevoja për njerëzit që na gëzojnë dhe na vlerësojnë nuk zbehet kurrë. Të gjithë kemi nevojë për miqësi dhe përqafime të ngrohta. Njerëzit e moshuar janë edhe më tolerantë kur bëhet fjalë për të metat e miqve të tyre dhe anëtarëve të familjes. Përkatësisht, për shkak të përvojës ata e dinë se për çfarë ja vlen të debatosh, dhe për çka s’ja vlen”, thonë ekspertët.
E rëndësishme është që të inkurajohen njerëzit e moshuar që të shoqërohen njëri me tjetrin, por po aq e rëndësishme është që të ftohen rregullisht në shtëpi në takimet familjare. Shoqërimi me prindërit dhe gjyshërit i ndihmon jo vetëm ata, por edhe juve.
Në ditët e sotme, falë aplikacioneve të ndryshme si Skype ose Viber, njerëzit e moshuar nëpërmjet telefonave mund të komunikojnë më shpesh me anëtarët e familjes dhe miqtë.