Sëmundja kronike e veshkave përparon më shpejt tek meshkujt

Konsiderohet se rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se, faktorët biologjik dhe psikosocial mund të jenë shkaktarë për pabarazinë gjinore tek pacientët me sëmundje kronike renale.

Sipas rezultateve të studimit të ri, sëmundja kronike renale ka më shumë gjasa të përparojë në dështimin e veshkave dhe vdekshmërinë tek meshkujt në krahasim me femrat. Në fakt, u konstatua se femrat kishin një rrezik më të ulët prej 17% ndaj dështimit të veshkave, si dhe një rrezik prej 31% më të ulët të vdekshmërisë.

Në Shtetet e Bashkuara, mbi 26 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja kronike renale, e cila shkakton humbjen graduale të funksionit të veshkave. Tek disa pacientë, sëmundja kronike renale mund të çojë në dështimin e veshkave dhe nevojën për dializë dhe transplantim të veshkave.

Konsiderohet se rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se, faktorët biologjik dhe psikosocial mund të jenë shkaktarë për pabarazinë gjinore tek pacientët me sëmundje kronike renale. Profesionistët shpresojnë se rezultatet e këtij studimi do të rrisin ndërgjegjësimin e pacientëve, por edhe të mjekëve për rrezikun e madh të dështimit të veshkave dhe vdekshmërisë tek meshkujt që vuajnë nga sëmundja kronike renale.