Puberteti dhe adoleshenca janë vite turbulente si për të rinjtë ashtu edhe për prindërit. Hormonet, presionet mjedisore dhe emocionet e forta shpesh mund të çojnë në disa ndryshime në sjelljen e fëmijës – gjë që është krejt normale, sipas psikologëve, nëse janë brenda kufijve të paraparë.
Siç raporton portali Parenting For Brain, megjithatë, ka disa shenja paralajmëruese që mund të tregojnë një problem më serioz me fëmijën.
Ka disa shenja të qarta, por edhe të fshehura të problemeve më serioze tek një fëmijë në pubertet.
Ata janë:
- Izolim social
- Probleme me gjumin
- Humbja e interesit për aktivitetet sociale dhe/ose jashtëshkollore
- Ndryshime të papritura në humor
- Nervozizëm
- Sjellje agresive dhe rebele
- Fshehtësi
- Humbje oreksi
- Rënie ekstreme në peshë, por edhe shtim dramatik në peshë
- Depresioni
- Ankthi
- Shqetësimi i tepërt për peshën
- Dietë ekstreme
- Sjellje seksuale delikuente dhe të rrezikshme.
Këshilla që rekomandohet, edhe përgjatë ndryshimeve të pubertetit më “normale”, të cilat janë të zakonshme, janë se duhen monitoruar dukuritë më intensive për të parandaluar çdo humbje të kontrollit. I pjekur këtu është personi i qetë, i qëndrueshëm dhe gjithmonë i pranishëm, thekson më tej portali.
Përktheu dhe përshtati:S.N