Nëse shpesh e përdorni një shishe plastike për të pirë ujë, do të ishte mirë të ndalonit së bëri këtë gjë. Shishet e plastikës nuk janë të destinuara për përdorim të shumëfishtë, por madje as edhe ato që i përdorin atletët.
Një ekip hulumtuesish të Treadmill Reviews arritën në përfundimin se, përdorimi i shisheve të plastikës për pije janë shumë më të këqija, njejtë sikur të lejonit t’ju lëpij qeni.
Testimi i katër shisheve të plastikës me përbërje të ndryshme, treguan se shishet në vete kishin 313.499 baktere CFU (njësi për numrin e kolonive të baktereve të zhvilluara për centimetër katror). Për krahasim, një lodër për qen ka 2.937 CFU baktere.
Rreth 60% e baktereve të zbuluara ishin potencialisht të rrezikshme për shëndetin.
Hulumtuesit arritën në përfundimin se është më mirë të përdorni kashtë për të pirë lëngjet, sepse ato kanë më pak mikrobe.