Rezultatet e hulumtimit më të fundit të zhvilluar në Oksford kanë treguar se, lënia e menjëhershme e cigareve është mënyra më e mirë për të hequr dorë nga duhani!
Gjatë hulumtimit, shkencëtarët zbuluan se duhanpirësit që e ndërpresin pirjen e duhanit, kanë 25% më shumë shanse që edhe pas katër javëve të mos pinë duhan më, por gjithashtu 42% më shumë shanse të mos pinë duhan gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Për fat të keq kjo nuk vlen për ata që e kanë ndërprerë gradualisht pirjen e duhanit, përpara se ta ndërprisni përfundimisht.
Njerëzit të cilët gradualisht e zvogëlojnë numrin e cigareve që pinë, e kanë më të vështirë që të vendosin të heqin dorë nga kjo varësi.
Gjegjësisht, shpjegimi qëndron në faktin se njerëzit të cilët gradualisht e zvogëlojnë numrin e cigareve që pinë, e kanë më të vështirë që të vendosin të heqin dorë nga kjo varësi, ndërsa kjo mënyrë e rrit nevojën për cigare. Megjithatë, nëse vendosni të mos pini duhan më, atëherë pajtohuni me faktin se cigaret nuk do të jenë pjesë e jetës suaj në periudhën e ardhshme. Në këtë mënyrë do të ndjeheni më mirë dhe mendërisht, ndërsa trupi juaj nuk do të kërkojë nikotinë.
Një vit pasi të ndaloni pirjen e duhanit, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ulet me 50%, ndërsa dhjetë vjet pasi keni lënë duhanin, zvogëlohet rreziku ndaj pneumonisë.