Jetëgjatësia është diçka të cilën të gjithë synojmë që t’a arrijmë, ndërsa recetat për arritjen e saj janë ndër më të kërkuarat në internet. Por çfarë thonë shkencëtarët?
Shkencëtarët e Harvardit kohët e fundit kanë përfunduar një nga studimet më të mëdha mbi shëndetin dhe jetëgjatësinë në Shtetet e Bashkuara. Për 34 vjet ata analizuan mënyrën e jetesës së grave të moshës 27 vjeçare dhe arritën në përfundimin se, çelësi i jetëgjatësisë dhe vitalitetit qëndron në ushqimet mesdhetare.
“Parandalimi ka ndikim të madh në jetën dhe shëndetin e njerëzve. Ne kemi dëshmuar se ushqimi mesdhetar i pasur me ushqime të freskëta, fruta dhe perime është më i shëndetshëm. Ato në të vërtetë bëjn mrekulli në organizmin tonë”, sugjeruan shkencëtarët të cilët u morën me hulumtimin.
Përveç ushqimit mesdhetar, aktiviteti fizik gjithashtu është mjaft i rëndësishëm, por të paktën gjysmë ore në ditë aktivitet fizik.
Gjithashtu, shijimi i verës së zezë. Një gotë verë cilësore pas drekës ose si relakuses gjatë orëve të mbrëmjes është mëse i mirëpritur.
Në fund, është e rëndësishme që të keni peshë trupore të shëndetshme dhe të mos jeni duhanpirës.
Ekspertët pohojnë se kjo mënyrë e të ushqyerit dhe mënyra e jetesës së grave (hulumtimi është kryer vetëm me gratë) mund të zgjasë jetëgjatësinë për 14 vjet dhe të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës.