Studim i zhvilluar në më shumë se 20 000 gjermanë, ka zbuluar moshën në të cilën njerëzit janë më të lumtur.
Në një studim të kryer nga Qendra për Performancën Ekonomike (Centre for Economic Performance), pjesëmarrësit u pyetën se sa të kënaqur ishin me jetën e tyre në atë moment, si dhe sa mendojnë se do të jenë të lumture në pesë vjet. Më pas, të njëjtët njerëz sërish duhej të përshkruanin shkallën e tyre të lumturisë në jetë pas pesë vjetësh.
“Studimi tregoi se lumturia ndjek lakoren në formë U dhe se kulmi i lumturisë është mosha 23 dhe 69 vjeçare”, zbuluan hulumtuesit e studimit.
“Duket se të njëzetat e hershme argëtuese, kur fillohet me karrierën dhe jetën e moshës së rritur, mund të maten vetëm nga gëzimi i daljes në pension, kur pas shumë viteve punë, më në fund do të ketë kohë për pushim dhe mundësi për përkushtim ndaj interesave personale”, theksojnë autorët e studimit.