Edhe aktiviteti i vogël fizik është i mjaftueshëm për të forcuar lidhjen midis pjesëve të trurit të cilat janë përgjegjëse për krijimin dhe ruajtjen e kujtimeve, zbuloi një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë dhe Universiteti i Japonisë. Studimi u botua në revistën “Proceedings” në Akademinë Kombëtare të Shkencave.
Neurobiologët, me përdorimin e tomografit, i analizuan treguesit e aktivitetit të trurit të 36 personave të rinjë të shëndetshëm, menjëherë pas një aktiviteti të lehtë fizike. Rezultatet treguan përmirësim të ndërveprimit të hipokampusit dhe zonave të korteksit që kanë të bëjnë me funksionin e memorjes. Me 10 minuta aktivitet në biçikletë, të anketuarit kishin një rritje të sinjaleve të neuroneve, e cilat shoqërohej me performancën më të mirë të detyrës së memorjes në tru.
“Dhjetë minuta stërvitje nuk janë të mjaftueshme për të krijuar neuronet e reja, por ky është proces i cili kërkon kohë. Në të njëjtën kohë, u bë e qartë se ky veprim fizik prej dhjetë minutash, tregoi ndikim menjëherë”, deklaroi Michael Yasa, drejtor i Qendrës Neurologjike në Universitetin e Kalifornisë, i cili më parë ka vërtetuar se për një periudhë më të gjatë kohore, aktiviteti fizik jep mundësi për të krijuar një seri të re neuronesh.