Qindra njerëz kanë vdekur pasi kanë konsumuar metanol ose pastrues me bazë alkooli, duke besuar gabimisht që këto produkte mbrojnë ose kurojnë koronavirusin e ri.
Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se epidemia e lajmeve të rreme, ose “infodemia” e lidhur me COVID-19, po përhapet me të njëjtën ritëm si vetë virusi, ndërsa teoritë e komplotit, zërat dhe stigmatizimi kanë kontribuar në lëndime të shumta dhe vdekje.
“Shumë viktima kanë ndjekur këshillat që ngjasojnë me këshilla të besueshme shëndetësore – si të konsumoni sasi të mëdha të hudhrës dhe të gëlltitni sasi të mëdha të vitaminave, si mënyrë për të parandaluar infeksionin. Të tjerët madje konsumuan pije siç është urina e lopës”, thanë autorët e studimit.
Sjellja e tillë, paralajmërojnë studiuesit, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e këtyre njerëzve.