Atë çka me të vërtetë duhet të llogaritni dhe që do t’ju sjellë rezultate të mrekullueshme si: numra të vegjël gjatë matjes së peshës , janë si në vijim:
– 7 orë gjumë. Më pak gjumë do të thotë dëshirë e zmadhuar për ushqim, metabolizëm i ngadalshëm, ndërsa mungesa e gjumit ndikon në punën e hormoneve.
– 8 gota ujë në ditë, pasiqë do të hidratojnë trupin tuaj. Nëse nuk merrni lëngje të mjaftueshme atëherë metabolizmi ngadalësohet dhe me më vështirësi dobësoheni.
– 2 porcione fruta dhe perime në ditë, pasiqë janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale dhe ju do të ndjeheni të ngopur. Me një vakt të shëndetshëm, nuk do të keni nevojë më për ushqimet e shpejta dhe jo të shëndetshme.
– Ngrituni në këmbë çdo orë, nëse puna juaj lidhet me të ndenjurit ulur në karrige. Ngritja në këmbë dhe shtrirja e muskujve do të kenë ndikim më të mirë dhe më të madh sesa numërimi i kalorive.