Shpëtoni nga mushkonjat me livando dhe kumak

Mushkonjat janë bartës të sëmundjeve serioze, madje edhe të atyre më vdekjeprurëse si malaria, virusi i Nilit Perëndimor, virusi Zika, ethet e dengutit...

Mushkonjat nuk janë vetëm insekte të bezdisshme, pickimet e të cilave shkakton kruajtje në lëkurë, por gjithashtu janë bartës të sëmundjeve serioze, madje edhe sëmundjeve vdekjeprurëse si malaria, virusi i Nilit Perëndimor, virusi Zika, ethet e dengutit…

Mushkonjat i tërheq dioksidi i karbonit të cilin e nxjerrim, prandaj zakonisht qëndrojnë në zonën e kokës. Për fat të mirë, ekzistojnë bimë, aroma e të cilave i largon, ndërsa një pjesë prej tyre mund t’i mbillni në oborrin e juaj, në ballkon ose në dritare.

Livando

Aroma e këndshme e livandos, për mushkonjat është jashtëzakonisht e neveritshme. Livandoja gjithashtu ka veti antifungale dhe antiseptike. Ju mund ta mbillni atë në kopsht ose në kavanoza të vendosur pranë dritares. Për efekt edhe më të mirë kundër mushkonjave, fërkoni lulet e livandos në mënyrë që të lirimoni vajrat e saj.

Rozmarina

Rozmarina aromatike kryesisht përdoret për të pasuruar shijen e ushqimit, por edhe për mbrojtjen nga mushkonjat dhe insektet. Nëse argëtoheni jashtë, për shembull nëse bëni skarë, futni degët e rozmarinës në zjarr. Tymi me sukses do t’i dëbojë mushkonjat!

Barbarozë (pelargonium)

Kjo barishte tërheqëse dekorative parandalon pushtimin e mushkonjave, por edhe të dëmtuesve të tjerë. Pelargonium dëshiron ngrohje dhe diell, por gjithashtu mund të rritet në hije.

Kumak (Calendula)

Lulet e kumakut sekretojnën tiofen, përbërje kjo që i zmbraps mushkonjat. Përveç mushkonjave, kumaku në mënyrë efektive i zmbraps edhe grabitqarët e tjerë.