Shkencëtarët suedezë kanë vëzhguar me kujdes 28 foshnja për të parë se nëpër çfarë ndryshimesh kalojnë në fillim e jetës së tyre. Ky hulumtim i botuar në revistën ‘Acta Pediatrica’, tregoi se si foshnja sillet instinktivisht kur lihet për t’i bërë lëvizjet e para të lira të trupit dhe kontaktin e parë me nënën. Autorët e hulumtimit theksojnë se, koha ndryshon nga foshnja tek foshnja dhe se minutat e shënuar janë të shënuar si vlera mesatare.
Lindja: Foshnja qanë me zë të lartë, duke i zgjuar mushkëritë në këtë mënyrë.
2 minuta: Foshnja qetësohet, pushon – mundësisht në gjirin e nënës
2,5 minuta: Foshnjat për herë të parë i hapin sytë dhe gradualisht fillojnë të lëvizin kokën dhe buzët.
8 minuta: Foshnjat bëhen më aktive – i mbajnë sytë hapur më gjatë. I shohin sytë dhe gjinjtë e nënës, duke qarë tregojnë se janë të uritura dhe i drejtojnë duart e tyre drejt buzëve.
18 minuta: Foshnja pushon pas lëvizjeve të para.
36 minuta: Foshnjat fillojnë të përdorin shqisën e të nuhaturit dhe ende janë të interesuara për gjinjtë e nënës.
62 minuta: Është koha për ushquerjen e parë me gji! Foshnjat thithin kolostrumin – qumështin e parë të nënës, i cili përmban shumë materje ushqyese dhe molekula që e rrisin imunitetin. Kjo thithje e hershme stimulon krijimin e qumështit dhe i ndihmon mitrës të kthehet në gjendjen e mëparshme, sa më shpejt që të jetë e mundur.
70 minuta: Foshnja thellohet në gjumë.