Fakti i pamohueshëm është se disa sëmundje shkaktojnë dhimbje në trup, por ajo që është më pak e njohur është se psikika mund të shkaktojë dhimbje në qafë, kokë, shpatulla…
Koka
Stresi shpesh shkakton probleme të ndryshme dhe ndryshime në shëndet, ndërsa shenja e parë e ndikimit të tij negativ është dhimbja e kokës e cila manifestohet në pjesën e tempujve.
Qafa
Tensioni dhe dhimbja në qafë është sinjal se, ju nuk ndoshta nuk e keni falur veten ose të tjerët. Dhimbja shkaktohet nga mendimet negative që kanë të bëjnë me zemërimin, sidomos kur dikush ju ka lënduar.
Shpatulla
Barra e madhe emocionale mund të shkaktojë dhimbje në shpatulla. Përcaktoni shkaqet e ngarkesës dhe përpiquni të zgjidhni problemet që varen nga ju dhe eleminojnë ato që janë jashtë kontrollit tuaj.
Shpina
Mungesa e pamjaftueshme e mbështetjes emocionale nga më të dashurit, mund të shkaktojë dhimbje në shpinë. Ndërsa dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës do të thotë se shqetësoheni shumë për paratë dhe ju mërzit një situatë e caktuar financiare.
Bërrylat
Kjo dhimbje tregon për ndryshimet në jetë. Nëse duart i keni të shtangura, ndoshta keni pasur një periudhë të vështirë të jetës. Mundohuni që të gjeni forcën që të çlodheni dhe të harroni ngjarjet.
Duart
Kjo do të thotë se nuk mundeni t’i arrini të shoqëroheni me njerëzit e tjerë. Jini më të hapur, dhe krijoni miqësi të reja.