Rritja në një familje me më pak pasuri mund të ndikojë negativisht në tru, ka treguar një hulumtim mbi ndikimin e statusit socio-ekonomik në zhvillimin e njerëzve.
Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se pjesët e trurit përgjegjëse për zhvillimin e të mësuarit, të folurit dhe zhvillimit emocional janë më komplekse tek njerëzit, prindërit e të cilëve kishin një shkallë më të lartë arsimimi ose kanë bërë ndonjë punë intelektuale, për dallim nga pjesa tjetër.
Të dhënat e marra nga skanimi i trurit të qindra të rinjve, kanë treguar se pasojat e tilla janë të qëndrueshme në periudhën e fëmijërisë dhe adoleshencë, deklaroi Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor.
Zhvillimi i hershëm i trurit është i ndikuar nga përvojat e fëmijërisë dhe mjedisi në të cilin jeton, mirëpo këto dy faktorë ndryshojnë në varësi të statusit socio-ekonomik, theksoi drejtuesi i hulumtimit, Cassidy McDermott.
“Statusi socio-ekonomik mund të ndikojë në procesin e maturimit, në ndryshimin e zhvillimit strukturor të trurit, sidomos në pjesët që kanë të bëjnë me të folurit dhe të mësuarit”, tha McDermott.
Për nevojat e studimit, të publikuara në Journal of Neuroscience, hulumtuesit bënë 1143 skanime të trurit, në më shumë se 620 persona të moshës 5 deri në 25 vjeçare.