Pavarësisht moshës, gjinisë ose angazhimeve gjatë ditës, të gjithëve na nevojitet një orë relaksim i shkurtër por efektiv, i cili do të na ndihmojë t’i mbushim bateritë dhe të vazhdojmë me forca të reja. Të gjithë kemi metoda të ndryshme relaksimi, të cilat shumë ose pak na ndihmojnë t’i përmbushim aktivitetet e përditshme. Pavarësisht se dallohet nga individ në individ, dallon edhe midis vendeve të ndryshme. Ja se si relaksohen njerëzit nga vendet tjera, kështu ndoshta do të fitoni ndonjë ide se si të çlodheni nga stresi dhe problemet e përditshme:
Argjentinasit më së shpeshti problemet e ditës i harrojnë përmes shoqërimit me miq dhe pijeve freskuese jo-alkoolike. Ata shpesh pijnë mate – çaj që përmban mjaftë kafeinë. Kjo pije “miqësore” shoqërohet me bisedë të këndshme rreth aktiviteteve të ditës.
Ngjashëm me orët e zumbas, njerëzit në Brazil relaksohen me ndihmën e vallëzimit të quajtur capoeira. Kjo valle kryhet me ndihmën e daulleve dhe trokitjen e duarve në mënyrë ritmike. Vallëzimi fillon me lëvizjen e lirë të duarve, ndërsa ato me më përvojë përfshihen në lëvizje të avancuara të tilla si qëndrimi në duar dhe rotullim në ajër, gjë që mundëson sekretimin e endorfineve.
Për shkak të numrit të madh të burimeve të nxehta termale në Irlandë, relaksimi në ujë të ngrohtë është një formë e preferuar e relaksimit. Derisa shijoni ujin do të relaksoheni dhe stresi do të zhduket së bashku me avullin e burimit. Një mënyrë e shkëlqyer për t’u relaksuar.
Në Indi, siç mund të imagjinoni, mënyra më e preferuar për t’u relaksuar është pikërisht yoga. Por jo çdo lloj yoga, por yoga që do t’ju bëjë të buzëqeshni. Trupi është i aftë të kuptojë të qeshurë e rreme nga ajo e vërteta, kështu që indianët i bashkojnë këto dy mënyra të relaksimit. Yoga do të ju relaksojë trupin, ndërsa të qeshurit do të ju relaksojë edhe trurin.
Njerëzit e Amerikës Veriore përdorin një teknikë të veçantë të marrjes dhe lëshimit të frymës për t’u lehtësuar nga problemet e përditshme. Ata përdorin bimë kuruese të cilat lëshojnë aromë të këndshme, dhe i bën ato të relaksohen.
Në Norvegji, mënyra më e popullarizuar e relaksimit është shëtitja e gjatë nëpër natyrë. Pavarësisht kushteve klimatike, norvegjezët gjithmonë gjejnë kohë për ta shpenzuar në natyrë dhe për të hequr qafe stresin dhe problemet.