Vetullat e trasha dhe të ndryshme i veçojnë Simon Cowell dhe Madonna-n. Vetulla të trasha kishin gjithashtu edhe Audrey Hepburn dhe Marilyn Monroe. Psikologët argumentojnë se vetulla të tilla kanë personat narcizoid ose ata të cilët janë mjaftë të fokusuar në vetvete.
Ata arritën në këtë përfundim gjatë një studimi i cili përfshiu të dyja gjinitë. Njerëzit me vetulla të trasha janë unik në qëndrimin se bota do të ishte më mirë nëse ata do të ishin në pozitat udhëheqëse.
Fotografitë e tyre studiuesit i’a treguan grupit të dytë të të anketuarve, të cilët deklaruan se kur shihnin fytyrat e tyre kishin përshtypjen se ata ishin persona narcizoid. Kur studiuesit i përpunuan fotografitë dhe i’u hoqën vetullat personave të lartpërmendura nga grupi i parë, grupi i dytë i të anketuarve nuk kishte më të njëjtin qëndrim.
Në ri-hulumtim vetullat ishin përsëri “fajtor” i etiketës narcizoide.
Udhëheqësja e hulumtimit në Universitetin e Torontos, Miranda Giocomin, tha se është e mundur që këta individë qëllimisht të mbajnë formën e tillë të vetullave ose t’i bëjnë të duken ndryshe në mënyrë që të njihen në publik.
Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën “Journal of Personality”.