
Herën tjetër kur të hasni në probleme dhe nuk mundeni që të kujtoni ndonjë të dhënë ose detaje të një ngjarjeje, përpiquni të nxisni kujtesën tuaj thjesht duke i mbyllur sytë.
Gjatë një hulumtimi, grupi i shkencëtarëve britanikë, të anketuarëve u lëshuan filma të shkurtër dhe më pas u kërkuan që të kujtojnë disa detaje dhe t’u përgjigjen një sërë pyetjesh. Rezultoj se, të anketuarëve të cilëve u është thënë që t’i mbyllin sytë gjatë përgjigjjeve të pyetjeve kishin 23 përqind përgjigje më të sakta, sesa të anketuarit të cilët i mbanin sytë e hapur gjatë përgjigjeve. Autorët besojnë se me mbylljen e syve, informacionet e panevojshëm nga mjedisi hiqen dhe arrihet përqendrim më i mirë, gjë e cila është e nevojshme për ne për të kujtuar të dhëna të rëndësishme.