Sistemi imunitar shpesh keqkuptohet, jo vetëm nga populli, por edhe nga shumë profesionistë të cilët japin këshilla shëndetësore.
Shumica e njerëzve kapen për gjëra të tilla si vitamina, minerale dhe shtojca ushqimore, duke injoruar alternativat më të mira natyrale ndaj mjekimit të ftohjes dhe përmirësimit të imunitetit. Prandaj, duket se sëmundja kthehet gjithmonë dhe nuk ka një mënyrë të thjeshtë për të risjell sistemin imunitar.
Për njerëzit me sistem imun të dobët, ekzistojnë shumë mundësi natyrale, andaj ekspertët argumentojnë se është mirë që sistemi imunitar të “rivendoset” dhe të “mbushet”.
Ekziston një mënyrë për rigjenerimin e sistemit të tërë imunitar për vetëm tre ditë, madje edhe tek personat e moshuar, e gjitha gjë duhet të bëni është të agjëroni.
Studiuesit thonë se agjërimi i ndihmon qelizat burimore që të fillojnë të prodhojnë qeliza të bardha të gjakut, të cilat ndihmojnë në luftën ndaj infeksioneve.
Hulumtimi i tyre zgjati 6 muaj, ndërsa të anketuarit agjëronin rregullisht 3 ose 4 ditë në javë. Rezultatet treguan se gjatë agjërimit sistemi imunitar i çdo personi i riciklon qelizat imunologjike të panevojshme, veçanërisht ato që janë më të dëmtuara.
Gjatë agjërimit trupi i largon pjesët që janë të dëmtuara, të vjetra dhe joefektive, duke krijuar kështu një sistem të ri imunitar.
Kjo gjetje mund të jetë mjaftë efektive për personat të cilët në masë të madhe e kanë të dëmtuar sistemin imunitar, duke përfshirë pacientët me kimioterapi dhe ata të cilët janë ekspozuar ndaj efekteve toksike.