Si t’i pastrojmë veshët duke mos i dëmtuar ato?!

Veshët janë një nga ato pjesë të trupit të cilëve nuk u kushtojmë rëndësi, kryesisht për shkak se e bëjnë mirë punën e tyre - të paktën derisa të bllokohen

Kur veshët janë të bllokuar, kjo do të thotë se tubat Eustachian të cilat shtrihen nga veshi i mesëm deri në pjesën e prapme të hundës, janë të bllokuara pjesërisht ose tërësisht. Rezultati – dëgjim i dobët, dhimbje të veshit dhe ndjenja e tensionit.

Bllokimi mund të ndodhë për shumë arsye – për shkak të ftohjes, inflamacionit të sinusit, ndryshimit të tensionit të gjakut ose grumbullimi i dyllit.

Çfarë duhet të bëni?

Ndoshta ideja e parë që vjen ndër mend është që të merrni një shkop për pastrimin e veshëve dhe të pastroni veshët sa më thellë që të jetë e mundur dhe në të gjitha drejtimet, por ky nuk është veprimi i duhur. Dylli është i nevojshëm për veshin, pasi që e mbron atë nga infeksionet, kështu që nuk është nevoja që të hiqet plotësisht, ndërsa duke e shtyrë dyllin më thellë mund të dëmtoni veshin.

“Veshët pastrohen vetvetiu dhe nuk ka nevojë që çdo ditë të ndërhyni duke i pastruar” – sqaron doktori Joshua Rasell për womenshealthmag.com

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që ju duhet të prisni që edhe vetë të zhbllokohen. Dr Jennifer Wider sjell disa sugjerime dhe metoda të dobishme për zhbllokimin e veshëve, të cilat janë plotësisht të sigurta.

  • Mbylleni hundën dhe me gjithë forcë përpiquni që të fryni ajrin përmes saj (kjo gjithashtu ndihmon edhe pas udhëtimeve me aeroplan ose zhytjes);
  • Rrotullojeni nofullën dhe njëkohësisht përpiquni që të gëlltitni pështymën;
  • Nëse ndieni presion te sinuset, mund t’ju ndihmojë gogësima;
  • Në rast se asnjë nga këto që u përmenden nuk u ndihmon dhe bllokimi nuk u kalon – atëherë kërkoni ndihmë mjekësore!