Nëse çdo natë rrotulloheni në shtrat dhe nuk mund të flini gjumë atëherë provoni teknikën e projektuar nga Lauren Witcher, e cila do t’ju ndihmojë që të bini në gjumë në 10 minuta, madje ndoshta edhe për më pak.
Kjo është një nga seritë e teknikave relaksuese të cilën mund të provoni në çdo rast, nuk mund t’ju dëmtojë, por mund të ketë efekt tek ju.
Relaksohuni – Kujtojeni se në çfarë gjendje emocionale keni qenë gjatë gjithë ditës, ndërsa pastaj ngadalë relaksohuni, dhe të gjitha ndjenjat që ju torturuan gjatë ditës thjesht i lërini që të shkojnë.
Merrni frymë – Disa herë me rradhë merrni frymë thellë. Relaksoni shpatuallat tuaja, muskujt e barkut, fytyrën, duart dhe këmbët. Thjesht relaksoheni nga tensioni në të gjithë trupin, ndërsa frymëmarrja e thellë ndihmon për këtë.
Imagjinoni – Imagjinoni sikur trupi juaj të jetë i ndërtuar nga drita dhe se ju mund të shihni çdo qelizë që është brenda nga koka deri te këmbët, dhe secila është e mbushur me dritë, ngrohtësi dhe qetësi.
Dorëzoheni – Kur të keni zotëruar të gjitha këto teknika, thjesht mbyllni sytë dhe dorëzojuni ngrohtësisë dhe qetësisë që keni arritur. Qëndroni në një gjendje vizualizimi derisa të flini gjumë.