Sigurohuni a jeni alergjik ndaj kofeinës

Megjithëse alergjia ndaj kafes nuk është aq e zakonshme, nuk është edhe aq e panjohur. Nutricionistia Shona Wilkinson thotë se reaksionet alergjike ndaj kafesë mund të jenë të lehta ose shumë serioze.

Sipas statistikave mjekësore, numri i njerëzve që kanë përjetuar përvoja jo të këndshme pas konsumimit të kafeinës nuk është shumë i vogël. Megjithëse alergjia ndaj kafes nuk është aq e zakonshme, nuk është edhe aq e panjohur. Nutricionistia Shona Wilkinson thotë se reaksionet alergjike ndaj kafesë mund të jenë të lehta ose shumë serioze.

Studimet kanë treguar se si organizmi i disa individëve thjesht nuk mund ta përpunojë kafeinën, tek disa bëhet fjalë për mangësin e gjenit përgjegjës për këtë reaksion, ose ekspozimi jo i mjaftueshëm i gjenit ndaj kësaj substance, thekson Wilkinson.

Simptomat

Si ta kuptoni në jeni pjesë e grupit të njerëzve që janë alergjikë ndaj kafeinës? Wilkinson shpjegon se mund të ketë të bëj me një ose më shumë simptoma:

  • Problemet e lëkurës si ekzema, kruajt, puçrra dhe kruajtje;
  • Dhimbje koke ose migrenë;
  • Nervozë ose sulme paniku me pamundësinë për t’u përqëndruar;
  • Fyti ose gjuha e ënjtur;
  • Rrahje të zemrës të përshpejtuara;
  • Lodhje;
  • Marramendje;
  • Dhimbje në kraharor;
  • Mungesa e ajrit;
  • Dhimbje të muskujve;
  • Halucinacione;
  • Djersë të ftohta;
  • Probleme me shikimin.

Përse vjen deri te reaksion alergjik?

Disa vite më parë, rezultatet e një studimi treguan se doza prej pesë miligramësh kafeinë për kilogram të peshës trupore, tek disa njerëz mund të rezultoj me ndryshimin e sjelljes, sidomos nëse bëhet fjalë për persona që nuk konsumojnë rregullisht kafe.

Nëse mendoni se jeni alergjik ndaj kafeinës, fillimisht largojeni nga menyja ditore, por mbani mend se duhen deri dy javë për të hequr të gjitha efektet e kafeinës nga organizmi. Gjithsesi, kafeina nuk gjendet vetëm në kafe, por mund të gjendet edhe në pije të tjera, madje edhe në çokollatë, prandaj bëni kujdes.