Duart janë një nga pjesët më të përdorura të trupit. Ne i shtrëngojmë, ngrejmë dhe ulim gjëra, i bëjm pis… Shumica prej nesh nuk i kushtojnë shumë rrëndësi atyre. Hidhni një sy duarve tuaja dhe kontrolloni nëse ka shenja të kancerit.
Plasaritje të thata në duar
Është krejtësisht normale që duart të bëhen të thata si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të balsamit, ndonjëherë lëkura e thatë madje mund të kundërshtojë përdorimin e kremrave dhe losioneve. Në raste të tilla duhet të shkoni për vizitë te mjeku. Lëkura e thatë në pjesën e sipërme të duarve dhe pjesët që e kanë humbur ngjyrën mund të tregojnë për një problem serioz.
Duar të ënjtura
Kanceri është i njohur për atë se shkakton ndryshime në të gjithë trupin, kështu që nëse vëreni diçka jo të zakonshme, menjëherë shkoni te mjeku. Nëse ju ënjten duart menjëherë kërkoni ndihmë profesionale.
Dhimbje në duar
Nëse pa ndonjë arsye ndjeni dhimbje në duart tuaja, ajo mund të jetë një nga simptomat e kancerit. Kanceri shkakton dhimbje në organe të ndryshme, të cilat përfshijnë edhe shuplakat. Kanceri i një pjese tjetër të trupit mund të manifestohet përmes dhimbjes në shuplakave.
Simptoma të tjera të kancerit
Duart janë vetëm një nga simptomat e mundshme. Humbja e menjëhershme e peshës, ngjirja e zërit, lodhje e vazhdueshme, kollë irrituese dhe e përhershme mund të jenë shenja të kancerit.