Stresi në punë dhe gjumi i parehatshëm shoqërohen me sëmundjet e zemrës

Njerëzit që kishin vetëm stres në punë, por nuk kishin probleme me gjumin, kishin një rrezik prej 1.6 herë më të lartë ndaj vdekjes nga sëmundjet e zemrës, ndërsa njerëzit pa stres në punë, por me gjumë të parehatshëm kishin një rrezik prej 1.8 herë më të lartë ndaj vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Rezultatet nga studimi më i fundit sugjerojnë se stresi në vendin e punës dhe gjumi i parehatshëm mund të lidhen drejtpërdrejt me tensionin e lartë të gjakut dhe rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Hulumtimi ka dëshmuar se tek personat me tension të lartë të gjakut, rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës është rritur për tri herë, nëse ata kishin stres në vensin e punës dhe nuk fjetën rehat.

Njerëzit që kishin vetëm stres në punë, por nuk kishin probleme me gjumin, kishin një rrezik prej 1.6 herë më të lartë ndaj vdekjes nga sëmundjet e zemrës, ndërsa njerëzit pa stres në punë, por me gjumë të parehatshëm kishin një rrezik prej 1.8 herë më të lartë ndaj vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Mendohet se gjumi duhet të jetë vendimtar për rimëkëmbjen dhe kthimin e energjisë, veçanërisht nëse dikush ka stres në vendin e punës. Por, për fat të keq, gjumi i varfër dhe stresi në punë shpesh shkojnë dorë për dore, por në kombinim me hipertensionin, efekti i tyre është edhe më i dëmshëm.

Ruajtja e gjumit të mirë është problemi më i zakonshëm për njerëzit me punë stresuese. Për shembull, nëse ato zgjohen në orën 4 të mëngjesit për të shkuar në banjo dhe kthehen në shtrat, zakonisht nuk mund të flejnë gjumë pasi kanë mendojnë për problemet e tyre në punë.