STUDIMI I EKSPERTËVE TË HARVARDIT: Pamjet satelitore tregojnë se koronavirusi i ri ka filluar të përhapet në gusht

Koronavirusi i ri i Kinë mund të ketë filluar të përhapet në gusht të vitit të kaluar, tregojnë hulumtimet nga Universiteti Harvard, bazuar në imazhet satelitore, modelet e udhëtimit në spital dhe të dhënat e kërkuesve në internet, por për Kinën ky pretendim është "qesharak".

Hulumtimet nga Shkolla Mjekësore e Harvardit kanë analizuar pamjet nga parkingjet në Wuhan, ku koronavirusi u shfaq në fund të vitit 2019, si dhe kërkimet për simptomat të e internet kërkuesve si “kolla” dhe “diarrea”.

“Rritja e frekuencës në spitale dhe kërkimi i simptomave në Wuhan shfaqet para fillimit të dokumentuar të pandemisë me COVID-19 në dhjetor 2019”, përfundoi studimi amerikan.

“Megjithëse nuk mund të konfirmojmë që vëllimi i rritur është i lidhur drejtpërdrejt me virusin e ri, provat tona janë në përputhje me dokumentet tjera të fundit që tregojnë se situata e urgjencës filloi para se të identifikohej në tregun Juanan në Wuhan. Këto gjetje mbështeten nga hipoteza që virusi u shfaq natyrshëm në Kinën jugore, dhe se ai potencialisht tashmë po qarkullonte në kohën e shpërthimit në Wuhan”, thuhet në studim.

Hulumtimi tregon një rritje të konsiderueshme në qarkullimin e vendparkimeve spitalore në gusht 2019, dhe se në gusht ka pasur një rritje të kërkimit të simptomave, gjë që nuk është vërejtur në sezonet e kaluara të gripit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kinë i hodhi poshtë konkluzionet e këtij studimi.

“Unë mendoj se është qesharake, shumë qesharake të arrish në konkluzione të tilla në bazë të vëzhgimeve sipërfaqësore, si ndjekja e trafikut dhe lëvizjeve”, theksoi ajo.