
Statusi i mirë i vitaminës D në trup është i dobishëm në parandalimin e kancerit, dhe mund të përmirësojë rezultatin e disa kancereve, sugjeron një studim i ri.
Efektet antikancerogjene të vitaminës D janë theksuar veçanërisht në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të zorrës së trashë dhe kancereve hematologjike, siç janë limfoma dhe leukemia.
Përveç që luan rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, vitamina D rregullon edhe sistemin imunitar.
Duhet të theksohet se në kancerin e gjirit dhe prostatës, nivelet e ulëta të vitaminës D në gjak shoqërohen me rezultate më të këqija të trajtimit dhe incidencë më të lartë të kancerit.
Studimi zbuloi se nivelet e ulëta të vitaminës D në gjak ishin të lidhura me rrezikun e lartë të disa kancereve, duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë, kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe kanceret hematologjike.