Rezultatet e studimit të ri tregojnë se përdoruesit e kanabisit (marijuanës) janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë prej 15% të sulmit në tru të çfarëdo lloji, si dhe një rrezik prej 29% më të lartë të goditjes ishemike.
Sipas hulumtimit, rreziku mund të përkeqësohet për shkak të gjendjeve kronike mjekësore të përdoruesve të marijuanës, siç është sulmi i mëparshëm në tru, diabeti apo mbipesha.
Sipas mendimit të ekspertëve, për të përcaktuar shkaktarin e saktë të lidhshmërisë midis kanabisit dhe sulmit në tru, duhet të kryhen hulumtime klinike plotësuese.
Interesant është fakti se rritja e rrezikut të sulmit në tru në mesin e përdoruesve të kanabisit është raportuar tek të gjitha grupet e mira. Gjithashtu, nuk duhet të harrohet se pacientët me histori të sëmundjeve të zemrës ose sulmit në tru, mund të jenë të ekspozuar ndaj një rrezik më të madh të efekteve anësore të dëmshme të kanabisit, sidomos nëse ai tymoset.